Tiranë, 200 shkolla në rikonstruksion - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krahas rinovimit te kopshteve te fëmijëve edhe 200 shkolla e kryeqytet po i nënshtrohen rikonstruksionit. Ne 13 shtator kur nis viti i ri shkollor këto objekte do te jene te sistemuara dhe me hapësira me te mëdha. Kryetari Erjon Veliaj gjate inspektimit te shkollës ?Fan Noli? nje nga me te frekuentuarat ne Tirane, deklaroi nismat e Bashkisë per infrastrukturën arsimore. Ne bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore jane listuar shkollat qe kane nevoje per shtim hapësirash ne mënyre qe te përballohet fluksi i nxënësve. Ndërsa ne vjeshte, Bashkia e Tiranes nis zbatimin e nje prej projekteve me te rendesishem ne infrastrukturën arsimore. 20 shkolla do te ndërtohen njëherësh ne zonat ku aktualisht ka nevoje emergjente per godina te reja. Erjon Veliaj premton se me përfundimin e shkollave te reja, do t?i jepet fund mësimit me dy turne ne Tirane.

Free Traffic Exchange