Report TV - Kukës, 21-vjeçari shkon për të bërë foto e rrëmben rrjedha e lumit Drin

2016-09-25 4

Një 21-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në lumin Drini i Zi.

Viktima është Raimond Spahiu është mbytur në Drinin e Zi në vendin e quajtur Kepi i Skavicës.

21-vjeçari ka tentuar të bëjë foto buzë lumit por fatkeqësisht e ka rrëmbyer rrjedha, ku për pasojë ka humbur jetën. Pëlumbarët janë në kërkim të trupit të 21-vjeçarit.

Spahiu ishte duke vizituar hallën në fshatin Ujmisht por fatkeqësisht kjo vizitë ka rezultuar fatale për të riun.

Free Traffic Exchange