Report TV - Fier, digjen 6 hektarë me ullinj ndërhyrje me helikopter për fikjen

2016-09-25 0

Gjashtë hektarë me ullinj në kodrat e fshatit Frakull në Fier janë përfshirë nga flakët duke u djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë mesditën e sotme.

Në pamundësi për shkak të terrenit të vështirë për të ndërhyrë zjarrfikësja, Shtabi i Emergjencave në Fier ka kërkuar ndihmë nga Tiranë për një helikopter, i cili ka mbërritur rreth orës 16:30 duke neutralizuar flakët.

Ndërsa më pas helikopteri është zhvendosur edhe në zonën e Cakranit në një tjetër vatër zjarri që kishte përfshirë një masiv me pisha.

Zjarri në zonën e Cakranit vazhdon prej dy ditësh, ndërsa në ndihmë të zjarrfikëseve ka shkuar helikopteri, pasi terreni është i vështirë.

Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet nëse ka qenë i qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta.

Free Traffic Exchange