Grabitja e një milionë eurove në Rinas tregoi sesa të pasigurt janë qytetarët shqiptarë në përdorimin e këtij aeroporti. Komiteti shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin për mungesën e transparencës në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë pasditen e 30 qershorit.
?Grabitja e kryer vetëm në pak minuta, nga tre persona të armatosur dhe të maskuar, në zonën ku parkohen avionët, evidentoi pamjaftueshmërinë dhe problematika të sigurisë në këtë aeroport, i cili konsiderohet si objekti sigurisë kombëtare. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje shkaktoi pasiguri tek mijëra qytetarë vendas dhe të huaj, të cilët janë përdorues të rregullt të këtij aeroporti".
Në deklaratën e shpërndarë për mediat Komiteti shqiptar i Helsinkit evidenton dhe mungesën e transparencës në identifikimin e përgjegjësve të për sigurinë në aeroport dhe zbatimin e marrëveshjes koncensionare.
?Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Qytetarët sot nuk disponojnë ende një informacion nëse marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Kompansië Kocensionare parashikon ose jo sanksione në rast të shkeljes së rregullave të sigurisë dhe nëse po a janë zbatuar sanksione të tilla mbas kësaj ngjarje.
Qytetarët sot ende nuk disponojnë informacion nëse ekziston nevoja për të rishikuar këtë marrëveshje dhe për të forcuar dhe rritur mekanizmat e përgjegjshmërisë së Kompanisë Koncesionare që i është besuar siguria e aeroportit ndërkombëtar"thuhet në reagim.
Pas grabitjes në Rinas, u vunë në pranga 5 persona përgjegjës për sigurinë e aeroportit dhe sigurinë e transportit të parave të bankës së nivelit të dytë.