Berati i pastër, përfundon me sukses proçesi i demilitarizimit të armatimeve

2016-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas përfundimit me sukses të proçesit të demilitarizimit të armatimeve në disa nga zonat më problematike të qarkut të Beratit, është organizuar një ceremoni në fshatin Gjeroven, ku kanë qënë të pranishëm zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,zv/ambasadori amerikan në vendin tonë,David Muniz,përfaqësues të lartë të Forcave të Armatosura Shqiptare, drejtues të pushtetit vendor dhe efektivë ushtarakë të qarkut.
Në kuadër të punës që Ministria e Mbrojtjes me mbështetje të donatorëve po kryen në të gjithë vendin me qëllim pastrimin e zonave problematike nga mbetjet luftarake, operacion ky që që pritet të përfundojë brenda vitit 2018, ka përfunduar tashmë ky proçes i rëndësishëm në disa nga zonat më të rrezikshme të qarkut të Beratit. Operacioni i pastrimit nga mbetjet luftarake ka përfunduar me sukses në fshatrat Gjeroven, Palikësht dhe Mbreshtan,zona këto me depo të mëdha armatimesh që u hapën e grabitën gjatë vitit 1997.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/berati-i-paster-perfundon-me-sukses-procesi-i-demilitarizimit-te-armatimeve/