Report TV - Aksidenti i turistit rus, Merepeza: Skafi i biznesmenit s’kishte siguracion

2016-09-25 1

Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza ka dhënë këtë të enjte detaje mbi aksidentin e ndodhur në Himarë, ku mbeti i vdekur turisti rus Denis Kaiumov.

Kreu i policisë kufitare dhe migracionit, thotë se mjeti ka dalë në lundrim pa marrë më parë lejen e autoriteteve pasi nuk ka pasur siguracion për lundrim.

Turisti rus kishte hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës me 24 korrik bashkë me familjen për të qëndruar për pushime për një periudhë kohore në vendin tonë.

Drejtori i Kufirit Merepeza thotë se në kuadër të një Task- force që drejtohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, iu janë drejtuar shkresa njësive të qeverisjes vendore për të kuptuar masat e marra prej tyre.

Por pavarësisht kësaj vetëm pak institucione janë përgjigjur. Drejtori Merepeza, thotë se gjatë kësaj kohe, policia kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese pa leje dhe janë vendosur gjobat përkatëse.

Ndërkaq kanë dalë edhe detaje sa i përket dëshmisë së pronarit të skafit, biznesmenit Fatmir Kuçi. Kuçi ka pretenduar se ka qenë në një distancë prej 1 milje nga bregu i detit kur kishte konstatuar një person që kërkonte ndihmë.

Ai ka pretenduar se i është afruar dhe e ka marrë në skaf dhe e ka dërguar në breg. Sipas Merepezës policia nga hetimet e deritanishme veç versionit të biznesmenit të arrestuar ka edhe një version tjetër të disa dëshmitarëve që kanë parë aksidentin.

Free Traffic Exchange