Ora News - Qendër strehimi për kafshët e egra

2016-09-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e një qendre strehimi për kafshët e egra ka bërë që shumë prej tyre të mbahen dhe trajtohen në kushte të mjerueshme nga qytetarë në të gjithë Shqipërinë të cilët i përdorin për qëllime përfitimi.
Por një gjë e tillë pritet të marrë fund shumë shpejt pasi ministria e mjedisit po harton projektin i cili do të strehojë këto kafshë, qendër e cila mendohet të ngrihet në malin e Dajtit.
Deri në përfundimin e një qendre të tillë këto dy arinj që janë sekuestruar në zonën bregdetare të Sarandës e që mbaheshin në kushte të mjerueshme do të strehohen në kopshtin zoologjik të Tiranës pasi tu nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve që lidhen me shëndetin e tyre. Një gjë e tillë vjen pas marrëveshjes së lidhur me Bashkinë e Tiranës.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/policia-ndalon-dy-arinj-te-vegjel/

Free Traffic Exchange