http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej shume vitesh banorët në zonën e Dumresë në Belsh furnizohen vetëm një orë me ujë të pijshëm. Pjesën tjetër të ditës ata janë të detyruar të mbushin ujë ne bote. Ujesjellesi i ndërtuar ne vitin 1987, ishte i projektuar vetëm për cezmat publike. Sot, ai eshte krejtesisht i amortizuar. Kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani tha se ka nje projekt rikonstruksioni që kushton 25 miliard leke, por ai nuk mund te zbatohet pasi mungojne fondet. E ndersa temperaturat arrijne deri ne 40 grade, bashkia ka marre masa per prerjen e lidhjeve te paligjshme ne periferi, duke permiresuar fare pak furnizimin me uje. Ne kushtet e kesaj thatesire e pa zgjidhje nga autoritetet vendore, shumë familje te Fierzës, Grekanit dhe Kajanit jane detyruar të kërkojnë ujë në rrethet fqinje Kucovë dhe Lushnjë.