Rezultatet e aksionit per kuponin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite nga aksioni i nisur nga administrata tatimore, rezulton se jane verifikuar 1175 biznese, nga te cilet vetem 10 % e tyre kane rezultuar me shkelje.Per Ministrine e Financave ky raport eshte pozitiv, por ne fakt bizneset nuk kane shpetuar nga gjobat, vlera e te cilave arrin ne 3.8 milion leke.Shkeljet jane konstatuar ne te gjithe qarqet përjashtuar ate te Beratit, Elbasanit, Korces dhe Kukesit ku rezulton se tatimoret nuk kane vene asnjë gjobe. Po ti referohemi te dhenave veren se ne fakt ky aksion ne fazen e dyte nuk perqendrohet vetem ne kuponin tatimor, por ne teresi ne te gjithe shkeljet e mundshme qe kane konstatuara tatimoret. Shkeljet jane nga me te ndryshmet, mos afishim çmimi, mos leshim kuponi, mos mbajtje e sakte e dokumentacioni etj. Aksioni do te vijoje per gjate gjithe muajit gusht e me tej, ndaj bizneset duhet te jene vigjilent ndaj dokumentacionit per aktivitetin e tyre ekonomik.