Ora News – Nishani: Të shohim sa më para politikanët e korruptuara para drejtësisë

2016-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Bujar Nishani e quajti një garanci të madhe miratimin me konsensus të plotë të ndryshimeve kushtetuese të orëve të para të mëngjesit të 22 korrikut 2016 që i hapin rrugën reformës në drejtësi.

Në një konferencë për median paraditen e sotme, Nishani tha se ajo që është më kryesorja dhe pritshmëria më e madhe për popullin shqiptar është të shohin para togabve të zeza politikanët e korruptuar

Nishani: Miratimi me konsensus është garanci se zbatimi i reformës do jetë afatgjatë dhe do të mbahet larg nga kthimi i një beteje mes palëve politike. Mendoj se ky proces do të sjellë një konsolidim më të madh të trupës gjyqësore dhe prokurare të atyre njerëzve që janë me integritet në sistemin gjyqësor. Do të shmangë e largojë të gjithë të korruptuarit dhe të paaftët. dhe ajo që është kryesorja dhe pritshmëria më e madhe e popullit shqiptar është të shohim sa më parë përpara drejtësisë ligjit e togave të zeza politikanët e korruptuar. Të shohim sa më parë sekuestrimin e pronave dhe pasurive të paligjshme të politikanëve, vendimarrësve dhe menaxherëve të pasurive publike të korruptuar. Jam i bindur që njerëzit këtë duan e mezi presin ta shohin sa më shpejt. Dëshiroj tju garantoj se presidenti do të jetë një zë shumë i fortë publik për të inkurajuar gjyqtarët e prokurorët e ndershëm të bëjnë punën e tyre, për të denoncuar rastet e shmangies nga integriteti që kërkon Kushtetuta e ligji i gjyqtarëve e prokurorëve apo i kapjes politike prej tyre ashtu dhe i denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe inkriminimit, pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është objektivi kryesor i kësaj reforme .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-flet-per-ligjin-per-ked-takim-konsultativ-me-grupet-parlamentare/

Free Traffic Exchange