Ora e furtunës në gjyqësor po afron. EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, që asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, paralajmëron dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh, për shkak të veprimit të procesit të Vetingut, ku njerëzit e drejtësisë do t?i nënshtrohen një skenari të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Paralajmërimi është artikuluar nga kreu i misionit të EURALIUS Rainer Deville, ndërsa ka dhënë alarmin për pamundësinë e plotësimit të vendeve vakante, për shkak të kuotave të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës. Gjatë mbledhjes së 15 korrikut të komisionit për Reformën Zgjedhore, Rainer Devillen kërkon shtimin e kuotave, duke pohuar se në të kundërtën, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë mundësi për të plotësuara vendet vakante.