Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dritan Shano, koordinator kombëtar në Partinë Demokratike dhe ekspert i ekonomisë vlerëson se miratimi i udhërrëfyesit të politikës së investimeve të qeverisë shqiptare shtron rrugën për një ligj të unifikuar për investimet strategjike.
Teksa vlerëson nismën, Shano thotë që kjo është reflektim i pakënaqësive të investitorëve të huaj.
Shano: Me ç?duket, qeveria është koshiente edhe që investitorët në mënyrë të hapur nuk kanë besim tek mënyra se si ajo ka operuar deri më tani, me investimet, me partneritetet publike-private.
Kanë ndjerë pikërisht këtë nevojë për të rifreskuar dhe rimodeluar të paktën nga ana ligjore (sepse nuk kam asnjë garanci që qasja e tyre do të ndryshojë), por të paktën nga ana formale bazamentin juridik me të cilin kryhen investimet e huaja në Shqipëri.
Shano bashkohet me guvernatorin Sejko kur thotë se tensioni politik ndikon negativisht në ekonomi dhe se reforma në drejtësi lidhet direkt me klimën e biznesit në vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-shano-vlereson-udherrefyesin-e-politikes-se-investimeve-te-qeverise/