Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shifra e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është 713 mln lekë dhe çdo shumë tjetër është vetëm spekulim mediatik. Me këtë qëndrim është shfaqur kreu i Bankës së Shqipërisë pas publikimit në media të një raporti të KLSH-së që e çonte shifrën e vjedhur në Bankën Qëndrore në nivelin 21 mln euro. Kreu i Bankës së Shqipërsë ka përshëndetur edhe miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, por kërkoi që edhe implementimi i saj të jetë me konsensus, sepse çdo destabilitet do frenonte ekonominë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se nuk ka asnjë të dhënë shtesë dhe asnjë informacion zyrtar se vjedhja në Bankën e Shqipërisë ka qenë më shumë sesa 713 mln lekë, siç ka rezultuar nga auditi i brendshëm dhe është konfirmuar edhe nga FMN.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/vjedhja-ne-bsh-sejko-u-moren-713-mln-leke-shifrat-e-tjera-spekulime/