Ora News - Nishani dhe PD përplasen me PS për datën e zgjedhjeve vendore në Dibër

2016-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Institucioni i Presidencës janë përplasur në deklarata pas dekretit të kreut të shtetit për të zhvilluar zgjedhje në 11 shtator në bashkinë e Dibrës. Partia Socialiste tha se presidenti duhet të tërheqë dekretein, pasi data e zgjedhjeve duhet të ishte shpallur vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare të vendimit të GJykatës Kushtetuese që la në fuqi shkarkimin e ish kreut të bashkisë, Shukri Xhelili. Partia Demokratike dhe Presidenca thanë se kreu i shtetit është njoftuar me shkrim nga Gjykata Kushtetuese në 1 gusht, dhe në respekt të nenit 10 të Kodit Zgjedhor, ka dekretuar brenda 48 orësh datën e zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-nishanit-terhiq-dekretin-akti-ne-kundershtim-me-kodin-zgjedhor/