Shkodër, sinjalistika në rrugë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siç ndodh gjithmonë ne Shqipëri, duhet te vdesin njerëz qe institucionet te sensibilizohen qe rrugët kane nevoje per me shume siguri. Nje dite pas aksidentit tragjik ku vdiqën 4 te rinj, dy shqiptare e dy italiane, Bashkia e Shkodrës pretendon se ka marre masa ne kete segment rrugor. Ne fakt masat janë vetëm këto goma makinash qe sipas logjikes qe autoriteteve, zevendesojne barrierat mbrojtëse te rrugës. Kaq mjafton te kuptosh se sa pak investohet per sigurinë dhe jeten e njerëzve ne Shqipëri.Vendi ku ndodhi aksidentit, siç duket edhe nga pamjet është nje rruge rurale, ne juridiksionin e Bashkisë Shkodër. Por ne fakt përveç tre tabelave te sinjalistikes, ketu nuk ka asnjë element tjetër qe te mund ta quash rruge te sigurt. Edhe autoriteti rrugor shqiptare thotë se fondet janë te kufizuara ndaj ato para qe kane i kane shpenzuar per këto tabela. Sipas te dhënave drejtuesi i mjetit te aksidentit te ndodhur te martën ka qene tej normave te lejuara te shpejtësisë. Por ne fakt kjo është njera ane e medaljes. Ana tjetër eshte se ky segment nuk quhet rruge, pasi mungon ndriçimi, asfalti, tabela paralajmëruese rreziku etj. Nëse keto elemente do te ishin mund te kishte nje shprese per ato katër jete njerëzish.