Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbeten në burg dy të akuzuarit për plagosjen me armë në burgun e Vaqarrit. Të pandehurit paraqitën alibinë e tyre për të rrëzuar akuzën, por gjykata vendosi masën e sigurisë ?arrest me burg?. Sipas organit të akuzës dy të rinjtë kishin si qëllim të ekzekutonin një person për gjakmarrje, por gabimisht plagosën një tjetër të dënuar.
Tirane- Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Ergys Kolaverin dhe Enea Cekën, të cilët dyshohen si autorë të atentatit ndaj të dënuarit Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit, atentat nga i cili u plagos gabimisht i dënuari tjetër Lili Dulo.
Dy të akuzuarit kanë pretenduar në gjykate se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Për të vërtetuar këtë avokati i Ergys Kolaverit, i cili akuzohet edhe si ekzekutori, pretendoi se klienti i tij ka qënë në një lokal në Kamëz pak minuta para ngjarjes, alibi te cilin e vërtetoi edhe me nje foto nga lokali.
Avokati pretendosi se objektivi sipas policise Gazmir Daci, nuk ka qënë në ajrimin e burgut, por ndodhej brenda dhomës së izolimit në momentin që është qëlluar në këmbë i burgosuri nga Kosova, Lili Dulo.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/atentati-...