Report TV - Atentati në Vaqarr, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

2016-09-25 1

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, të cilët akuzohen si autorë të antentatit me snajper ndaj Gazmir Dacit te burgu i Vaqarrit.

Gjykata nuk ka marrë parasysh alibinë e Kolaverit, avokati i të cilit paraqiti në cilësinë e provës materiale, dy fotografi të të akuzuarit, duke pretenduar se në momentin e atentatit ka qenë në një lokal në zonën e Kamzës.

Seanca u ndërpre me 30 minuta, pasi avokati mbrojtës ka kërkuar më tepër kohë. Sipas tij, Kolaveri nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka qenë në një lokal te Instituti i Lartë Bujqësor.

Madje ai pretendon se Gazmir Daci s'ka qenë fare në ajrimin e burgut, por ndodhej brenda dhomës së izolimit në momentin që është qëlluar në këmbë me snajper i burgosuri nga Kosova, Lili Dulo.

Nga ana tjetër, organi i akuzës kërkoi masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka. Ata u prangosën nga policia si të dyshuar për atentatin me armë snajper ndaj të burgosurit Gazmir Daci, i cili mendohet se ishte objektiv i autorëve.