Ora News – Presidenca: 11 shtatori korrespondon me afatet ligore te kodit zgjedhor

2016-09-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD dhe Presidenca janë përfshirë sot në një debat me PS për dekretin e Presidentit Bujar Nishani për caktimin e datës së gjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Shukri Xhelilit. Ishte fillimisht deputetja e PS, Blerina Gjylameti, e cila në një dalje për mediat e konsideroi këtë akt si individual të Presidentit dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, pasi sipas saj vendimit i Kushtetuese nuk ka hyrë ende në fuqi. Gjylameti i bëri thirrje Presidentit Nishani që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës, e cila e ka konsideruar deklaratën e PS si deformim të përcaktimit ligjor. Presidenca sqaron se Gjykata Kushtetuese pas vendimit për shkarkimin e Xhelilit, ka informuar zyrtarisht Presidentin, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-kunder-nishanit-terhiq-dekretin-akti-ne-kundershtim-me-kodin-zgjedhor/

Free Traffic Exchange