Ora News – Lezhë, gjatë kontrolleve konstatohen abuzime nga biznesi për kuponat

2016-09-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tatimorët e Lezhës kanë nisur fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit në të gjithë territorin e këtij qarku, duke kaluar në sitë të gjitha bizneset që operojnë në këtë zonë.
Katër grupe pune nga Drejtoria e Tatimeve ne Lezhë kanë zbarkuar në terren, duke kryer kontrolle ndaj evazionit fiskal. Aksioni është përqendruar kryesisht në zonat bregdetare.
Lekë Kasneci Shef i verifikimit në DRT: E kemi përqendruar punën në pikat turistike, duke filluar nga Tale, në Kune, në qytetin e Shëngjinit deri tek Rana e Hedhun. Qëllimi është parandalimi ndaj informalitetit.
Tatimoret thonë se gjatë kontrolleve të inspektorëve janë konstatuar disa raste abuzive dhe krahas sensibilizimit do të ketë edhe masa ndëshkuese ku mos lëshimi i kuponit tatimor varion më gjobë deri në 50 mije lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-gjate-kontrolleve-konstatohen-abuzime-nga-biznesi-per-kuponat/

Free Traffic Exchange