Report TV - Zgjedhjet në Dibër, PS-Nishanit: Tërhiq dekretin, shkelje e Kodit

2016-09-25 0

Partia Socialiste e ka konsideruar shkelje të Kodit Zgjedhor, dekretimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës, nga Presidenti Bujar Nishani.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i kujton Nishanit se dekreti është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

"PS pasi u njoh me dekretin e Presidentit mbi caktimin e 11 shtatorit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Peshkopi, gjykon se ky akt individual i presidentit ka dalë në kundërshtim me përcaktimin e kodit zgjedhor për caktimin e datës së pjesshme vendore. Publiku është njohur me vendimin nëpërmjet një njoftimi për media që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e kryetarit të shkarkuar të bashkisë Peshkopi Shukri Xhelili", u shprehn deputetja socialiste.

Kreu i Shtetit dekretoi një ditë më parë datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së Shukri Xhelilit për rikthimin në detyrë.