Report TV - Atentati në Vaqarr, gjykata vendos burg pa afat për 2 të arrestuarit

2016-09-25 0

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve për atentatin në burgun e Vaqarrit.

Seanca është ndërprerë me rreth 30 minuta, pasi avokati mbrojtës ka kërkuar më tepër kohë. Shkak për këtë është bërë alibia e të arrestuarit Ergys Kolaveri i cili pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në një bar-kafe në Kamëz.

Avokati mbrojtës ka paraqitur para trupit gjykues dy foto si provë materiale, të shkëputura nga kamerat e sigurisë, ku Kolaveri duket në ambientet e lokalit.

Nga ana tjetër, organi i akuzës kërkoi masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka. Ata u prangosën nga policia si të dyshuar për atentatin me armë snajper ndaj të burgosurit Gazmir Daci.