Ora News - Petro Koçi: Mundësi që koalicioni PS-LSI të shkojë përsëri bashkë në zgjedhje

2016-09-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën kur Ilir Meta dhe Edi Rama në qendrime të ndara bashkuan zërat për të konfirmuar vazhdimësinë e koalicionit PS-LSI deri në fund të mandatit, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koci, në studion e lajmeve të Ora News u shfaq optimist dhe i bindur se kjo është plotësisht e mundur.
Madje, ai shkon përtej, duke deklaruar se koaliconi i majtë, ka të gjithë mundësitë që të shkojë bashkë edhe në zgjedhjen e ardhshme politike.
Petro Koçi: Janë shanset që ky koalicion të shkojë përsëri bashkë në zgjedhje. Sigurisht kjo mund të ketë gjera për të riparë, por kjo bëhet në përfundim të mandatit, pra në një kohë të përshtatshme bëhet një analizë dhe nxirren konkluzione.
Koçi tha se nga miratimi i reformës në drejtësi të vetmit humbës janë koalicioni mes partisë demokratike dhe sistemit të drejtësisë të kontrolluar nga selia blu. Dhe për këtë Koçi iu referua rasteve në të shkuarën të cilat i cilësoi si prova.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/petro-koci-mundesi-qe-koalicioni-ps-lsi-te-shkoje-perseri-bashke-ne-zgjedhje/