Report TV - Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg herionë, në pranga 2 persona

2016-09-25 5

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë ku ka sekuestruar 5.1 kilogramë heroinë dhë ka vënë në pranga dy persona.

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në vlerën e gjysmë milioni euro.

Të arrestuarit nga policia janë Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë.

Këta të fundit u arrestuan në një lokal pranë zonës së Ish­-parkut të Autobusëve, aty ku edhe vepronin, teksa po shpërndanin lëndën narkotike. Në çantën që mbanin me vete, sipas policisë janë gjetur dhe pako me ngjyrë kafe, në të cilat ishte paketuar droga prej 5.1 kg me vlerë gjysmë milionë euro.

Free Traffic Exchange