Report TV - Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg herionë, në pranga 2 persona

2016-09-25 11

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antidrogë, duke sekuestruar rreth 5.1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Vlera e saj arrin në gjysmë milionë euro.

Të arrestuarit janë Eduart Gjata dhe Fadil Bami, të cilët u kapën në Zonën e Ish-Parkut. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim 2 të tjerë.

Deklarata e plote e Policisë:

Policia e Tiranës ka kyer një tjetër goditje kundër trafikimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike duke arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim 2 të tjerë dhe kapur rreth 5.1 kg heroinë.

Operacioni i koduar ?Summer 2016? u finalizua sot rreth orës 15:30.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës arriti përmes një hetimi intensiv 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqesor Tirane, të dokumentojë veprimtarinë kriminale dhe të arrestojë në flagrancë 2 shtetas për veprat penale të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim? si dhe ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve?.

Të arrestuar janë shtetasit:

- Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe

- Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobuzave dhe Unazës së Re, në kryeqytet.

Nisur nga këto rrethana, agjentet e operacioneve speciale dhe antidroges, te cilet i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike. Nderkohe ne kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere te cilet jane te identifikuar nga ana jone.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plasmasi transparente, me lëndë narkotike te dyshuar Heroinë.

Lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip ?Volswagen?.

Materialet e mësipërme do t?i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim? dhe ?Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve?.

Free Traffic Exchange