Report TV - Velipojë, makina bie në kanal vdesin dy shqiptarë e 2 italianë

2016-09-25 5

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Velipojë.

Viktimat janë Besmir Kola 29 vjeç nga Lezha dhe Artemisa Peraj 24 vjeç po nga Lezha, Giorgio Angelo 25 vjeç nga Italia, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të katërt, por është shtetas italian.

Makina tip BMW me targa AA767HF në të cilën udhëtonin 2 shqiptarët dhe 2 italianët ra në një kanal në vendin e quajtur tek Hidrovori me thellësi rreth 3 metra në ujë rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit ishte Besmir Kola, ndërsa reagimi ka qenë i pamundur për shoferin dhe pasagjerët duke humbur jetën menjëherë pasi përfunduan në kanalin me ujë, pasi nuk kanë pasur mundësi që të dilnin.

Policia është njoftuar për aksidentin nga kalimtarët, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nxjerrë makinën me trupat nga kanali i Vilunit me ndihmën e zjarrfikëses.

Të rinjtë që humbën jetën po ktheheshin nga një lokal nate me muzikë live në Velipojë, ndërsa mësohet se Besmir Kola që ishte drejtuesi i mjetit do të martohej më datë 14 gusht.

Dy shtetasit italianë që humbën jetën ishin miqtë e Besmir Kolës nga fshati Kakarriq i Lezhës, ndërsa ndodheshin në Shqipëri për dasmën e tij që do të bëhej pas pak ditësh.

Viktimat u transportuan për në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ku po punohet edhe për identifikimin e personit të katërt që ka humbur jetën.

Free Traffic Exchange