Shperthen skandali i pergjimeve ne Kosove - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është përfshirë nga një skandal përgjimesh, qe ka në qendër Partinë Demokratike, ish-kryetari i te ciles Hashim Thaci mban postin e Presidentit si dhe një nga dy subjektet që drejtojnë qeverinë e vendit. Bëhet fjalë për mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të siguruara nga portali investigativ ?Insider.com?, që i takon periudhës nëntor-dhjetor 2011. Në qëndër të këtij interceptimi ka qenë Adem Grabovci i cili ka mbajtur postin e kreut të grupit parlamentar të PDK-së dhe Zv.Ministrin e Transporteve. Nga pergjimet rezulton se Grabovci zgjedh kryetarët e bordeve, drejtorët e ndërmarrjeve dhe emëron gjyqtar, prokurore e shefa policie. Insider zbulon se të gjithë telefonuesit e thërrasin Adem Grabovcin shef, ndërsa ky i fundit i nënshtrohet vetëm dy personave, Hashim Thacit në atë kohë Kryeministër ndërsa sot President dhe Kadri Veselit në atë kohë Kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, sot Kryetar i Parlamentit dhe kreu i PDK-së. Portali specifikon se në rradhët e të punësuarve nga Grabovci janë Sali Mekaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe Sylë Hoxha, kryeprokuror i Prizrenit. Sipas Insider ai është kontaktuar vazhdimisht nga Haxhi Dërguti që në atë kohë mbante postin e Prokurorit në qarkun e Prishtinës , ndërsa aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit. Këto përgjime janë kryer në kuadër të hetimeve që ka ndërmarr Eulex-i në periudhën kur ai ish Zv.Ministër i Transportit, kur ky digaster drejtohej nga Limaj. Për Adem Grabovcin hetimet u pushuan për mungesë provash. Ndërsa për Limaj, sot kreu i Partisë Nisma, gjykimi vijon, ndonëse akuzat që rëndonin për të dy ishin të njëjta. Të menjehershme kanë qënë reagimet e partive opozitare në Kosovë të cilët njëzëri kanë kërkuar hetime të menjëhershme të këtij skandali përgjimesh.

Free Traffic Exchange