Misteri i supergrabitjes ne Rinas - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon Prokuroria e Krimeve te Rënda për te hetuar dosjen e 5 punonjësve të sigurisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin "Nënë Tereza", mesditën e 30 qershorit. Këtë të martë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të gjykuar, pasi nuk janë provuar element të veprës penale që rojet e sigurisë të kenë bashkëpunuar me grabitësit e parave. Gjithashtu, ky vendimi i Apelit për moskompetencë e rikthen edhe njëherë çështjen e grabitjes në prokurorinë e rrethit Krujë. Nga ana tjetër, prokuroria e krimeve të rënda në kryeqytet, edhe pse kërkoi të zbardhë të gjitha tabulatet telefonike të punonjësve të ICTS Arben Karafili, Bledar Blloshi, Fadil Jonuzaj si dhe kryetarin e degës Teknike të Aeroportit, Vangjel Nikolla përsëri nuk arritën të provonte implikimin e tyre në grabitjen e parave në terminalin e Rinasit. Në këto rrethana prokurori i çështjes Olsi Çela ka kërkuar më shumë kohë për të hetuar dosjen e pesë punonjësve të sigurisë, por u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Burimet e akuzes theksojne se ngjarja e datës 30 qershor është më e sofistikuar se sa duket në të vërtet, duke e klasifikuar antaret e grabitjes si pjese e grupit te strukturuar kriminal por qe deri tani nuk ka asnjë te dyshuar. Nderkohe, grabitesit kanë pasur informacion të detajuar për mënyrën se si mund të futen në pistën e aeroportit nga ndonjë punonjës i shkarkuar më parë.

Free Traffic Exchange