Mblidhet komisioni i reformës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni i posaçëm për reformën ne drejtësi është mbledhur paraditen e së martës për te shqyrtuar projektligjin e Vetingut, që do mundësojë kontrollin e trupës së gjykatësve dhe prokurorëve. Gjatë mbledhjes që zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, përfaqësuesit e opozitës kane bere vërejtjet përkatëse, mbi draftin për Vetingun. Roli që do të ketë ILDKP dhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, është një ndër pikat për të cilat opozita ka vërejtje dhe kërkon rishikim, duke kërkuar që këto institucione të kenë vetëm rol informues dhe jo hetues. Mësohet se është rënë dakord që pas kësaj mbledhjeje ekspertët te të dyja palëve do të ulen për të diskutuar mbi pikat në të cilat ka dallime mes palëve, derisa te arrihet ne nje variant te përbashkët. Vetëm pas këtij moment pritet që Komisioni të rimblidhet për shqyrtimin e projektligjit. Nje dite me pare, kreu i kuvendit Ilir Meta zhvilloi takime me liderin e opozitës Basha, por edhe me kryeministrin Edi Rama, me te cilët diskutoi mbi rëndësinë e kalimit me përparësi te Vetingut, brenda muajit gusht.

Free Traffic Exchange