http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi u krenua se dekriminalizimi dhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, u mundësuan vetëm falë rolit konstruktiv të opozitës, Lulzim Basha tha se beteja e radhës e demokratëve do të jetë ajo për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. E kjo sfidë mund të realizohet vetëm nga një qeveri teknike, që do duhet të ngrihet sa më shpejt të jetë e mundur. Kohët e fundit takimet e kreut të PD-së me kryeparlamentarin Ilir Meta kanë qenë të shpeshta. Por Basha anashkaloi të fliste mbi mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm politik me LSI-në e Ilir Metës. Në rast se përgjigja nga mazhoranca nuk do pranonte ngritjen e një qeverie teknike, Basha paralajmëroi protesta. Koha nuk pret tha lideri i opozitës, pasi siç tha varfëria është thelluar dhe lidhjet e qeverisë me krimin janë forcuar. Shqyrtimin e ligjeve që do të plotësojnë ndryshimet kushtetuese sipas Bashës, nuk mund të jenë më politike, por tërësisht ligjore. Megjithëse tha se kryeministri po tenton ta fusë këtë proces në konflikt politik.