Prokuroria e Tiranës dyshon se persona nga brenda burgut të Vaqarrit kanë informuar atentatorët në lidhje me lëvzijet e objektivit Gazmir Daci. Prokuroria për këtë shkak po kërkon tabulatet telefonike të të arrestuarve. Ndërkaq në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar edhe kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve të kësaj ngjarjeje.
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar sot në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë ndaj Ergys Kolaverit, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje ndaj Gazmir Dacit, në burgun e Vaqarrit. Në këtë ngjarje plagos aksidentalisht i arrestuari Lili Dulaj. Bashkë me Kolaverin, policia akuzon edhe Enea Cekën gjithashtu i arrestuar.
Pritet që prokuroria të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg për të dy të akuzuarit nisur nga provat e siguruara dhe rrethanat e ngjarjes. Sa i takon hetimit, po verifikohen komunikimet telefonike të Kolaverit me persona të mundshëm brenda ambienteve të burgut të Vaqarrit, ndër ta edhe gardianë. Ata mund të kenë informuar Kolaverin sipas hetuesve se Daci kishte dalë në ajrim.
Një kërkesë për verifikim të qelizave të lëvzijes së telefonave të Kolaverit si dhe tabulateve përkatëse prokuroria ia ka kompanive telefonisë celulare në vend. Po ashtu policia pretendon se ka pamje të lëvzijes së një mjeti furgon me të cilin mendohet se kanë lëvizur aurorët përpara apo pas krimit. Një mjet i tillë në pronësi të familjes Kolaveri është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga policia.
Nga ana tjetër në një intervistë të dhënë për Report Tv, nëna e Ergys Kolaverit, mohoi që i biri të jetë përfshirë në atentat. Madje dy dëshmitarë të ofruar nga familja, pretendojnë se e kanë parë gjithë ditën në shtëpi gjatë të shtunës Ergysin.
Këto dy fakte sipas familjes, konfirmojnë se i biri nuk ka kryer krimin për të cilin akuzohet. Pavarësisht këtyre pretendimeve, nisur nga provat që policia thotë se ka sekuestruar, prokuroria pritet t?i kërkojë gjatë ditës së nesërme gjykatës së Tiranës vendosjen e masës së sigurisë burg pa afat për të dy të akuzuarit e arrestuar për atentatin