Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa përshkon Llogaranë kapriçoze të mbuluar me re dhe mjegull dhe teksa mbushesh me ajrin e pastër dhe gjelbërimin e parkut, fillon e zhytesh dalëngadalë në bukurinë e Rivierës shqiptare.
Bashkia Himarë ka rreth 27 mijë banorë sipas regjistrit civil dhe zë një sipërfaqe prej 571 km2. Dhërmiu është një nga fshatrat që bën pjesë në këtë bashki dhe është fshati me më shumë kisha në botë për nga numri i popullsisë.
46 kishat e bëjnë Dhërmiun, qytetin lindjes së shkrimtarit Petro Marko, një pikë të rëndësishme turistike duke e kthyer atë në një qendër tërheqëse me histori të pasur, përveç detit të mrekullueshëm për të cilin njihet tashmë.
Ndërtimet këtu kanë ruajtur arkitekturën e vjetër të fshatit dhe janë në harmoni të plotë me historinë e tij, duke mos ia humbur vlerat, si një vend me të cilin Shqipëria mund të krenohet.
Një tjetër fshat po aq magjepës pjesë e Himarës, është edhe Vunoi, një fshat i pasur me site historike dhe me rrugica apo shtigje intriguese për të cilat mbledh edhe shumë turistë, veçanërisht të huaj. Fshati ka një reliev të përthyer por të mrekullueshëm, dhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe një vlerë e shtuar për turizmin e kësaj zone. Kjo gjë u bën përshtypje çdo turisti të huaj që vjen në Jug, ashtu sikurse Stiven, një turistë anglez që vjen për herën 10 në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/himara-mikret-pushuesit-te-huaj-e-vendas/