Report TV - Zjarri, të afërmit e viktimave gati padinë kundër spitalit Amerikan

2016-09-20 1

Ngjarje e rëndë në ambjentet e spitalit Amerikan, ku vdiqën 4 persona, pritet që në ditët në vazhdim të pasohet me një padi civile në gjykatë, ku të afërmit e tre viktimave të pafajshme, do kërkojnë dëmshpërblim financiar nga spitali.

Ata kanë deklaruar se vdekjen e të afërmve të tyre nuk mund tja falin spitalit Amerikan, ndërkohë që kanë pohuar se tashmë kanë nisur procedurat për ngritjen e një padie të përbashkët me qëllim, nisjen e një procesi gjykimi për dëmshpërblimin financiar.

Disa prej të afërmve të pacienteve Hanife Malit dhe Sanie Sulajt, pretendojnë për një dëmshpërblim financiar për jetët e humbura. Sipas tyre, të afërmet e tyre kanë qënë në dorëzim nga ana e Spitalit Amerikan dhe për pasojë ishin duke marrë shërbimin që u takonte me ligjet e këtij shteti. Por për shkak të kushteve jo të mira të sigurisë dhe tekenikës së shuarjes së zjarreve, këto dy shtetase të sipërcituara dhe Dashamir Saraçi kanë ndërruar je