Report TV - Të dënuarit i shkaktuan vetëvrasjen Flamur Sulajt në burgun e Shënkollit

2016-09-20 5

Vdekja e 25-vjeçarit Flamur Sulaj ka ardhur si pasojë e shkaktimit të vetëvrasjes, nga të dënuar të tjerë. Ky është konkluzioni fillestar që ka dalë prokuroria e Lezhës për këtë ngjarje. Nga administrimi i deklarimeve të të dënuarve të tjerë, është mësuar se Sulaj, i ka vënë vetë zjarrin dhomës së tij, duke përdorur një bombël gazi.

Ndërkohë që shkak i këtij veprimi sipas deklarimeve të të dënuarve të tjerë, janë bërë disa të dënuar të tjerë, të cilët e keqtrajtonin viktimën dhe për më tepër e shantazhonin dhe e kërcënonin atë deri në vrasje.

Nisur në këto kushte, Flamur Sulaj ka shfaqur probleme psiqike dhe ankth, të cilat më pas kanë ndikuar tek ai, për t?i dhënë fund jetës, duke u vetëdjegur me gaz. Për këtë ngjarje, ministri Manjani dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani,kanë ndërmarë një sërë masash, duke larguar 11 punonjës të këtij burgu, përfshirë këtu dhe specialisten e Edukimit.

Ndërkohë nga ana tjetër prokuroria e Lezhës ka bërë identifikimin e disa të dënuarve të këtij burgu që kanë abuzuar me 25-vjeçarin Flamur Sulaj, dhe kanë nisur ndaj tyre procedim penal për akuzën e ?Shkaktimit të vetëvrasjes? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?, ku të dyshuar për këtë akuzë janë disa gardianë të sektorit të sigurisë së zakonshme të burgut të Shën-Kollit.

Furtunë shkarkimesh
Pas ngjarjes në burgun e Shënkollit,ku nga zjarri humbi jetën i dënuari me 10 vite burg Flamur Sulaj, Dretoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa disiplinore ndaj 32 punonjësve të këtij institucioni riedukimi. Masat variojnë nga vërejtje me shkrim, deri në largim nga detyra.

Më konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi dje se i është dhënë masa administrative e largimit nga detyra 11 punonjësve të sektorëve të ndryshëm, i është dhënë masa disiplinore ?vërejtje me paralajmërim? 19 punonjësve, 1 masë disiplinore vërejtje me shkrim dhe 1 punonjës është transferuar më detyrë në një institucion tjetër.

Vendimi nga kjo drejtoria është marrë pas kryerjes së një analizë të thellë lidhur me masat e marra pas ngjarjes së ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më datë 30 korrik. Masat nisin me drejtorin e Burgut të Shënkollit Gjergj Prendi, i cili ka marrë një vërejtje me shkrim, ndërsa vijojnë me largimin nga detyra të përgjegjëses së edukimit Luljeta Hoxha, dhe me specialistët dhe efektivët gardianë.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka sqaruar se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë si dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po vijojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.Në fund të njoftimit,ky institucon i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit Flamur Sulaj, i cili humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit në qelinë e tij.

Vërejtje dhe transferim i shefit të Policisë së Burgut Shënkoll, Ferdinand Preçi,është një tjetër masë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku humbi jetën mes flakëve në qeli i burgosuri Flamur Sulaj, 25 vjeç.