Report TV - Divjakë, rikthehet në det breshka e rrallë e gjetur një ditë më parë

2016-09-20 3

Breshka që u kap dje nga disa peshkatarë dhe u la në një pikë karburanti, është rikthyer sot në ujërat e detit.

Kjo u bë e mundur pas një aksioni të përbashkët të policisë së bashku me Administratën e Zonave të mbrojtjes së qytetit të Fierit.
Breshka e llojit Caretta Carretta, peshonte rreth 60 kg dhe ishte e dëmtuar në kokë dhe në këmbë.

Disa peshkatarë e kapën e breshkën në ujërat e thella të Adriatikut dhe më pas e lanë në një pikë karburanti në aksin Fier-Lushnje. Ishin banorët e zonës ato që i krijuan kushtet e duhura në mënyrë që të mos ngordhte duke e futur në një pishinë të improvizuar e më pas njoftuan policinë.