Në Lojrat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janerio më 5 gusht Shqipëria do të jetë e përfaqësuar nga 8 sportistë.
Ditën e sotme në Kryeministri është zhvilluar pritja e sportistëve shqiptarë që do të shkojnë në Rio më datë 5 gusht.
Të pranishëm në këtë takim ishte kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Peleshi dhe ministrija e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla.
Në fjalën e tij e tij zv/kryeministri Peleshi u shpreh se sportistët tanë nuk duhet të dekurojahen por të shkojnë në Lojrat Olipmike plot vetëbesim.
Peleshi gjithashtu shtoi se ata duhet të ndjekin shembullin e atletes Luiza Gega, e cila u shpall disa ditë më parë nënkampione e Europës.
Gega gjithashtu e pranishme në këtë takim, falenderoi ministren e Arsimit, zv/kryeministrin Peleshi dhe trajnerin e saj për mbështetjen e vazhdueshme.
Ajo gjithashtu nuk la pa përmendur faktin se ka nevojë për akoma më shumë mbështetje për të arritur me larg në fushën e sportit.