Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Për rreth 60 minuta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryeparlametari Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Nënkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Oerd Bylykbashi, i cili kishte në fokus mënyrën e miratimit sa më të shpejtë dhe me konsensus të Ligjit për Vettingun. Gjatë takimit u dakortësua në parim nevoja për miratimin me përparësi brenda muajit gusht të Ligjit për Vettingun, si dhe mbi kalendarin e shqyrtimit të këtij ligji sipas procedurave kushtetuese parlamentare për të cilin kryeopozitari Basha ofroi mbështetjen e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-basha-pritet-te-takohet-me-meten-te-kryesia/