Report TV - Babai i Gazmir Dacit: Të rihapet dosja e vrasjes së Valmir Kolaverit

2016-09-20 12

Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes të Valmir Dacit nga djali i tij në nëntor të vitit të kaluar. Në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu 313 në Tiranë, Daci tha se familja Kolaveri po tenton të marrë gjak me çdo mjet. Ai tha se familjes së tij i është dy herë tritol nga familja Kolaveri.

"Na kanë vendosur tritol te shtëpia dhe lokali. I lutem qeverisë, ministrit të Brendshëm, të ndërhyjnë dhe të mos çojnë në vrasje të mëtejshme", u shpreh ai.

Duke iu referuar atentatit të dy ditëve më parë ndaj djalit të tij në burgun e Vaqarrit, Daci thotë se i arrestuari Ergys Kolaveri është ndihmuar nga disa persona. "Nuk janë vetëm anëtarë të familjes Kolaveri autorët e ngjarjes. Kanë qenë 3-4 veta. Është dhe familja Ceka", thotë ai.

Ai pranoi se djali i tij ka vrarë një vit më parë Valmir Kolaverin.

Ndërsa thekson se familja e tij ndjehet e kërcënuar nga ajo Kolaveri. "Na kanë vendosur tritol te shtëpia dhe lokali. I lutem qeverisë, ministrit të Brendshëm, të ndërhyjnë dhe të mos çojnë në vrasje të mëtejshme", thotë ai.

Gazmir Daci ndodhet ende në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës për krimin e kryer.

Ndërkohë, Xhelal Daçi, ashtu si i biri i tij, Gazmiri, ndodhet pas hekurave për armëmbajtje pa leje.

Free Traffic Exchange