Report TV - Furtunë në burgun e Shënkollit ndëshkohen 32 punonjës policie

2016-09-20 2

Pas ngjarjes në burgun e Shënkollit, ku nga zjarri humbi jetën i dënuari Flamur Sula, dretoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masa disiplinore ndaj 32 punonjësve të këtij institucioni riedukimi. Masat variojnë nga vërejtje me shkrim, deri në largim nga detyra. Më konkretisht, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i është dhënë masa administrative e largimit nga detyra 11 punonjësve të sektorëve të ndryshëm, i është dhënë masa disiplinore ?vërejtje me paralajmërim? 19 punonjësve, 1 masë disiplinore vërejtje me shkrim dhe 1 punonjës është transferuar më detyrë në një institucion tjetër.

Vendimi nga kjo drejtoria është marrë pas kryerjes së një analizë të thellë lidhur me masat e marra pas ngjarjes së ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë më datë 30 korrik.

Masat nisin me drejtorin e Burgut të Shënkollit Gjergj Prendi, i cili ka marrë një vërejtje me shkrim, ndërsa vijojnë me largimin nga detyra të përgjegjëses së edukimit Luljeta Hoxha, dhe me specialistët dhe efektivët gardianë.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka sqaruar se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë si dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po vijojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Në fund, ky institucon i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit Flamur Sula i cili humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit në qelinë e tij.

Vërejtje dhe transferim i shefit të Policisë së Burgut Shënkoll, Ferdinand Preçi, është një tjetër masë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku humbi jetën mes flakëve në qeli i burgosuri Flamur Sulaj, 25 vjeç.