Maturantët e Qarkut të Tiranës me notën mesatare mbi 6 kanë nisur aplikimin për studimet e larta sipas preferencave të tyre, në faqen ?online? të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Për vitin akademik 2016-2017, maturantët nuk shkojnë më me dosje pranë universiteteve, madje as në ato private, por të dhënat e tyre kalojnë ?online? nëpërmjet agjencisë nëpër Sekretaritë e tyre.