Report TV - Kuponi, tatimet aksion në Durrës 10 grupe nga Gjiri Lalëzit në Spille

2016-09-20 12

Drejtoria rajonale tatimore në Durrës ka nisur fazën e dytë të aksionit për kuponin tatimor duke u përqendruar në zonën turistike.

10 grupe në terren po operojnë për kontrollin e gjithë vijës bregdetare nga gjiri i Lalëzit deri në plazhin Spillesë.

Kryeinspektori i kontrolleve në terren Elton Varaku shprehet se qëllimi i aksionit nuk ëhstë ndëshkimi i bizneseve por arritja e qëllimit të përbahskët për formalizimin e aktiviteteve dhe lëshimin në mënyrë të rregullt të kuponit tatimor.

Grupet dyshe që ushtrojnë kontrolle në zonën turistike kanë parë të gjitha tavolinat nëse kanë pasur kupon tatimor dhe më pas kanë mbajtur një akt konstatimi si procedurë e punës së përditëshme. Aksioni në fjalë pritet të vazhdojë deri në datën 15 shtator.

Free Traffic Exchange