Report TV - Qeveria fond strehimi prej 1,142,829 lekësh për 58 familje në 5 bashki

2016-09-20 0

58 familje nga bashkitë Mirditë, Elbasan, Korçë, Pogradec dhe Has do të përfitojnë një bonus prej 1,142,829 lekësh për strehimin e tyre. Ky financim vjen nga buxheti i shtetit dhe do të shpërndahet për të gjitha ato familje që plotësojnë kushtet e përcaktuar sipas VKM NR.466.

Vendimi, në pikën 6 të tij, detyron baskitë të paraqesin pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban kërkesat për bonus strehimi, shoqëruar me kostot financiare të çdo familjeje dhe listën e detajuar të familjeve përfituese.

MZHU u ka dërguar shkresa bashkive në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt maj dhe qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus.

Aktualisht, pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 5 bashki: bashkia Elbasan, bashkia Mirditë, bashkia Korçë, bashkia Pogradec dhe bashkia Has, të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për secilin përfitues.