Report TV - Gjet Ndoj: S’ka nevojë për sekserë të marrësh dokumente te arkivat

2016-09-20 0

Në Arkivin Qendror të shtetit shqiptar ka një vërshim të pazakontë kërkesash nga qytetarët për dokumentet arkivore, pohon Drejtori i përgjithshëm i institucionit Gjet Ndoj. Kërkimet nisin nga dokumentet e pronësisë deri tek ato për arsye studimore.

Gjet Ndoj pohon se vërshimi i kërkesave është shtuar pas shpalljes së ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Drejtori i arkivës thotë se harku kohor i kërkimit të një dokumenti është shkurtuar. Sipas tij koka e kërkimit është shqyrtuar nga 3 muaj në vetëm 12 ditë.

Ndërkohë Gjet Ndoj pohon se jo të gjitha dokumentet janë të lejueshme për t?u dhënë. Pasi rrëfen interesin e madh që ka publiku dhe studiuesit e fushave të letërsisë, historisë e më gjerë për kërkime arkivore, Gjet Ndoj apelon për dixhitalizimin e përshpejtuar arkivave.

Free Traffic Exchange