Në Qarkun e Fierit situata epidiomologjike e sëmundjes dermatozës së gjedhit paraqitet deri tani pa probleme.
Andon Çuko shefi i inspektoratit veterinar pranë Drejtorisë së Bujqësisë Fier, thotë se ka nisur vaksinimi i gjedhëve, ndërsa thekson se nuk ka shenja të sëmundjes.
Sipas tij, janë tërhequr 2400 dozë vaksinë, ndihmë kjo e BE. Deri tani janë vaksinuar 1800 krerë sot me përfundimin e 600 krerëve të tjerë mbyllet faza e parë e vaksinimit.
Presim vaksina të tjera pasi janë 32 mijë gjedhë në qark që të vaksinohen, kjo do të japë mundësinë dhe garancinë për të gjithë gjedhët kjo do të bëjë të mundur hapjen e tregjeve, të thertoreve fermerë dhe tregtare që merren më këto biznese të çlirohen dhe të fillojnë punën e tyre normale.
Është çështje ditësh mbërritja e pjesës tjetër të vaksinave çka do të mund të çlirojë fermerët nga masat parandaluese për sëmundjen e gjedhëve.
Specialistët sqarojnë se 2 javë pas vaksinimit kafshët mund të theren apo tregtohen.
Fieri dhe Mallkastra kanë gjithsej 35 mijë krerë gjedhë dhe deri tani nuk është shfaqur asnjë rast me sëmundjen e dermatozës.
Pasojat e sëmundjes janë vetëm ekonomike pasi çon në asgjësimin e tufave të tëra me gjedhë.