http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 i vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i tre aksidenteve të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në akset rrugore Lezhë-Laç, Fushë Krujë-Vorë dhe Levan-Tepelenë. përplasja e dy makinave tip Benz me targa të Tiranës tek kryqëzimi i Budullës, pjesë e aksit Fushë Krujë-Vorë, ka sjellë plagosjen e tre personave. Për shkak të plagëve të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve sipas policisë shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin mjetet dhe një parakalim i gabuar nga ana e Benzit ngjyre blu. Vetëm pak minuta një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të Urës së Milotit, në aksin rrugor Lezhë-Laç. 4 persona janë plagosur nga ky aksident dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. ndërkohë më herët gjatë natës një 80 vjecar bajram Skënderi ka mbetur i vdekur, pasi është përplasur nga një makinë tip Volkswagen. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit Mentor Shehu 33 vjeç nga Tepelena. Policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para mësohet se i moshuari i ka prerë rrugën makinës në kthesë.