Lapraka do të ketë së shpejti një fushë të re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për një projekt të këtij lloji për komunitetin e Njësisë 11, në sheshin ?Lord Bajron?. Sipas planit të ri rregullues, Lapraka do të jetë edhe një nga poliqendrat e Tiranës.