Komisioni mblidhet për Vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një jave pas mbylljes se parlamentit; 10 deputetet qe janë anëtare te Komisionit te reformës ne drejtësi, do te fillojnë serish nga puna ne ambientet e kryesisë. Ditën e hëne, Komisioni i posaçëm do te mblidhet per te shqyrtuar ligjin e Vetingut ne mënyre qe ai te jete gati per t?u miratuar sa me shpejt. Projektligji është shqyrtuar me heret nga ky komision, por drafti ndryshoi per shkak te reflektimit ne te te ndryshimeve kushtetuese per mënyrën se si do te behet Vetingu dhe rolin qe ndërkombëtaret do te kenë ne ketë proces. Per me tepër opozita nuk ka qene pjese e mbledhjeve te Komisionit dhe meqenëse ligjet duhet te kalojnë me konsensus, ashtu si dhe drafti kushtetues te gjitha palët do te mblidhen ne ambientet e kryesisë se kuvendit per te diskutuar ne parim e nen per nen nje nga draftet me te rëndësishme te reformës ne drejtësi. Pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese te gjithë krahët e politikes vendosen qe ligjet te shqyrtohen ne shtator; por dy ambasadoret ai amerikan Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vlahutin, kembengulen qe ligjet te kalojnë sa me shpejt qe te jete e mundur. Ndërsa te hënën nis puna per shqyrtimin e drafteve, ende nuk ka nje date se kur do te mblidhet parlamenti per t?i miratuar ato. E vetmja çështje per te cilën te gjitha palët kane rene dakord është se ligjet nuk mund te kalojnë ne kuvend para datës 11 gusht qe është moment kur Kushtetuta hyn ne fuqi.