Bregu: Rekomandim pozitiv nga KE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-20 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjate vitit te fundit kemi dëgjuar shpesh se miratimi i reformës ne drejtësi është kusht per hapjen e negociatave per anëtarësim ne Bashkimin Europian. Por cfare ndodh ne marrëdhëniet mes Shqipërisë e Brukselit tani qe reforma u miratua? Kryetarja e Komisionit te integrimit Majlinda Bregu, shpjegon se ekzistojnë te gjitha mundësitë qe ne 25 tetor Komisioni Europian te rekomandoje hapjen e negociatave.?Unë nuk pres qe te ketë nje gjuhe, e cila te jete me falenderime apo me lavdërime per plotësimin e 5 prioriteteve, por sigurisht ti japë mundësinë dhe te propozoje hapjen e negociatave me Shqipërinë, si nje element i cili do ta çoje procesin përpara, pra nuk e le procesin e integrimit te Shqipërisë ne Bashkimin Europian te ngelet ne vend.?Por Komisioni Europian jep vetëm rekomandim dhe sipas Majlinda Bregut Këshilli Europian, nuk do te hape negociatat pasi përveç 5 prioriteteve te përcaktuara tashme Shqipëria duhet te plotësoje dhe dy detyrime te tjera.?Ne nuk duhet te leme mënjane dekriminalizimin, i cili është nje proces qe duhet te vijoje fuqishëm deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk mund te harrojmë se pa zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, nuk pres qe te ketë vendim per çeljen e negociatave me Shqipërinë.?Pavarësisht vendimmarrjes se Brukselit, kryetarja e Komisionit te integrimit deklaron se qeveria duhet qe brenda muajit shtator te paraqesë planin dhe strategjinë e saj per çeljen e negociatave.?Unë them se administrata duhet te filloje prej ditës se votimit te reforme ne drejtësi testin real per tu përballur me nje plan konkret, se si do te zhvillohen negociatat e anëtarësimit ne BE me Shqipërinë?.Ne 25 tetor Komisioni Europian do te publikoje progres raportin per Shqipërinë dhe pas miratimit te reformës ne drejtësi, te gjitha palët presin qe te ketë nje rekomandim per çeljen e negociatave per anëtarësim.