Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.
Përmes një postimi në facebook Basha thotë se me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë,nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.
Basha i drejtohet Ramës duke e quajtur ?kryeministri në ikje? dhe shton se PD ka një plan shpëtimi për vendin, do të ulen taksat dhe shpenzimet qeveritare dhe çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-akuzon-ramen-kryeministri-ne-ikje-ndryshoi-buxhetin-hajdutce/