Report TV - Ekipe hetimi me BE-SHBA për paratë e fshehura jashtë vendit

2016-09-20 0

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, duke miratuar shatë ligjet prioritare, do të trazojë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë fshehur paratë e korrupsionit dhe krimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë, shtatë institucione të shtetit shqiptar do të bashkëpunojnë me autoritetet partnere amerikane dhe evropiane, për të identifikuar dhe më pas konfiskuar, paratë e pista të pushtetarëve shqiptarë, të fshehura në bankat e huaja. Fillimisht do të gjurmohen pasuritë e paligjshme të prokurorëve dhe gjyqtarëve, në kuadër të zbatimit të ligjit për Vetingun, ndërsa më pas në shënjestër do të jenë politikanët. Për këtë qëllim, janë parashikuar ekipe të përbashkëta hetimore me SHBA-BE, jo vetëm për pasuritë e fshehura jashtë, por për të gjitha veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale. Ekipet e përbashkëta hetimore do të bazohen në konventat ndërkombëtare, konkretisht, në nenin 13 të Konventës së Bashkimit Evropian për Ndihmën e Ndërsjelltë Ligjore si dhe në nenin 19 të Konventës së OKB-së, kundër Krimit të Organizuar Transnacional (?Konventa e Palermos?. Sa i takon pasurive brenda vendit, sipas ligjit, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera që ushtrojnë aktivitete bankare dhe financiare janë të detyruara të japin informacion mbi depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga subjektet. Institucionet e kontrollit do të kenë akses të pakufizuar në të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesi, veprimtari tregtare ose veprimtari të tjera profesionale si dhe
në të dhënat që provojnë ekzistencën e parave fizike ose mjeteve apo instrumenteve të tjera të tregut të parasë dhe/ose të pagesave.

Free Traffic Exchange