Report TV - Ja nga ku u qëllua kosovari me armë jashtë burgut të Vaqarrit

2016-09-20 4

Një i paraburgosur në burgun e Vaqarrit është qëlluar me armë zjarri nga jashtë burgut disa herë nga një distancë e largët, ku për pasojë ka mbetur i plagosur.

Lili Dulaj 40 vjeç nga Prizreni është plagosur në këmbë nga të shtënat nga kodra përballë burgut nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit.

Nga raportimet e para mësohet se Lili Dulaj nuk ishte objektivi i autorëve, ndërsa është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I paraburgosuri Lili Dulaj është arrestuar dhe ndodhej në paraburgim me akuzën e dhunës në familje. Forca të shumta policie kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Free Traffic Exchange